Shumë prej këngëtarëve shqiptarë ftohen në koncerte në Diasporë e deri në Amerikë, deri dje duket se e kishin të thjeshtë pasi merrnin viza turistike e bënin lekë me thasë, por duket se jo më!
Ambasada Amerikane ka ndaluar hyrjen e Genës në Amerikë duke qenë se ai udhëtonte me vizë turistike e nuk ka paguar tatimet e koncerteve që ka bërë andej. Ndërkohë që i njëjti vendim është marrë edhe për këngëtarin nga Kosova Shkëlzen Jetishi.
Mediat e gjirizit janë turrur me vrap për t’i shpallur ‘non grata’ dy artisët e njohur për t’i bërë shokë Saliut.
Sipas Klan Kosova, menaxherja e Genës, ka treguar se arsyeja pse SHBA u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet një ngërç të krijuar mes faktit se merren vizat turistike dhe shfrytëzohen për punë, duke i shpëtuar taksave. Pra, për të punuar në një vend të caktuar të duhet me patjetër vizë pune, jo turistike.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë, nuk ka dhënë detaje se pse këngëtarët u është refuzuar viza në Amerikë, duke thënë se është anti-ligjore t’ë publikojnë arsyet e refuzimit të vizave.