Nga Fatjon Baze
Denis Bastari, drejtori administrativ në Federatën Shqiptare të Futbollit ose numri tre i këtij institucioni, i ftuar në “Opinion” mbi zgjedhjet e FSHF-së është prova reale se një mandat tjetër i kreut aktual Armand Dukës do të ishte një zhgënjim total për futbollin shqiptar dhe ndjeksit e këtij sporti.
Mediokriteti dhe papërgatitja e tij në studio është përgjigja që Duka i dha votuesve nëse ai duhet apo jo të kandidoj sërish për mandatin e pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për rreth dy orë në emision e vetmja gjë që ai bëri ishte ulja e kokës përballë fakteve skandaloze dhe abuzive që kanë përfshirë insitucionin e FSHF-së në prag të zgjedhjeve të 7 shkurt.
I vetëdijshëm se po bënte avokatin e djallit me aftësinë e tij çalamane për të përballuar atë debat ai tregoi nivelin e administratës që ka punësuar Armand Duka në atë institucion. Ai bënte sikur nuk kishte asnjë dijeni dhe ulte kokën përballë skandalit të 12 Shoqatave fantazmë të cilat janë pjesë e FSHF-së në mënyrë skandaloze dhe të paligjishme pasi janë faktuar nga Gjykata e Tiranës që nuk figurojnë.
Përkthyesi i devotshëm por mbrojtësi i paaftë i presidentit të FSHF-së, preferoi të ulte kokën përballë fakteve reale të paraqituara nga juristi dhe gazetari Fation Shehu, a thua se Bastari nuk ishte i bindur në ato cka ai thonte? Apo thjesht nuk ishte i aftë ta mbronte shefin e tij.
Ishte po aq qesharak në momentin kur u shfaqën fotot e shefit të tij dhe punonjësve të tjerë të FSHF-së të cilët merrnin pjesë në tubimet politike duke përkrahuar vëllain e Dukës në fushatën elektorale, ç’ka është një shkelje në mënyrë flagrante dhe skandaloze e statutit e FSHF-së.
Përkthyesi i Federatës por që është emëruar nga Duka në postin e drejtorit administrativ për ta përdorur si kukull, pranoi dhe sulmoi edhe bashkëpuntorët e tij për të cilët tha se nuk kanë punuar ashtu siç duhet për të promovuar punët e “mira” që janë bërë, edhe pse ato janë me pikatore në këto 16 vite që Duka ka mbretëruar në karrigen e institucionit të futbollit shqiptar.
Jo më pak qesharak ishte dhe mbrojtësi tjëtër që ka një portal që financohet nga Shkëlzen Berisha, që në asnjë çast të debatit nuk ishte aty për të folur rreth futbollit, por fokusohej tek mendimet konsipartive duke përmendur emra që nuk asnjë lidhje me garën që po zhvillohet për zgjedhjet e FSHF-së.
Një dyshe që kishin shkuar në atë studio për të shtyre dy orë si në kafene duke shfaqur një sjellje tipike për të na vërtetuar qartë se ndryshimi në krye të FSHF-së është diçka e domosdoshme dhe emergjete për të çliruar futbollin shqiptar nga këta njerëz që i ka mbuluar mediokriteti.
Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka një kupolë drejtuese të dështuar të cilët janë marionetë e Armand Dukës, i cili ka një pushtet të jashtëzakonshëm duke dal mbi të gjithë, ç’ka ka sjellë dhe degradimin e atij institucioni dhe futbollit shqiptar.
Prandaj, ai duhet që të largohet për të çliruar nga kthetrat atë Institucion të cilin e ka kthyer në pronë private duke punësuar aty familjarë të tij dhe njërëz mediokër të cilët nuk kanë prioritet për të bërë ushtruar detyrën, por për ti bërë fresk atij.