Pas prangosjes së ish-kreut të Burgjeve Arben Çuko dhe ish-deputetit Arben Ndoka, të tjera zhvillime vijnë nga Policia e Shtetit.
Një operacion i gjerë antidrogë ka vënë në pranga të dyshuarin Flamur Avdyli dhe dy vëllezërit e tij nga Shijaku. Forcat RENEA nuk kan mundur të arrestojnë Lul Berisha, pasi ndaj tij është prerë një flet arresti.
Policia ka kontrolluar shtëpinë e Lul Berishës, por nuk është gjetur në banesë, mendohet se operacioni është denkospiruar në Durrës.
Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë janë shoqëruar në të gjithë vendin ndërsa policia pritet të dalë me një deklaratë zyrtare.
Tre vëllezërit Avdyli mësohet se kanë në pronësi hotel ‘Germany’ në plazhin e Durrësit. Ata dyshohen për trafik droge.
Ditën e sotme, ‘Forca e Ligjit’ prangosi dy ish-deputetët, ndërsa në media u fol për një operacion të zhvilluar në Shhkodër për gjetjen e Klement Balilit.