Ka marrë pjesë në varrimin e Barbara Bush pa të shoqin Donald Trump, është ulur pranë Barack Obama, dhe duke folur me të, është parë duke qeshur.
“Asnjëherë nuk është shfaqur kaq e lumtur”- komentojne fansat në këtë mënyrë sjelljen e Melania Trump. Nëse shpesh mban një qëndrim serioz, pranë ish presidentit të USA gruaja e parë e vendit duket sikur e ka lëshuar veten.
“Zakonisht buzëqeshjet nuk janë të pranueshme në një event si ky, por Melania ishte me të vërtetë vezulluese “-shkruan Indipendent. “Arsyeja? Nuk mund të jemi të sigurt, por mund të jetë fakti i të ulurit pranë Barack Obama, një burrë që ajo dhe i shoqi e kanë kritikuar publikisht në të kaluarën. Ndoshta Obama i ka treguar një anekdotë ose ose ndoshta, thjesht e ka bërë për vete karizma e tij, apo sepse i shoqi Donald nuk ishte prezent”.
Gjithsesi ky detaj nuk i ka shpëtuar përdoruesve: Në Twitter qarkullojnë screenshot-e të buzëqeshjeve të shfaqura në fytyrën e saj.
“Ja Melania dhe Obama të ulur pranë varrimit të Barbara Bush. A e keni parë ndonjëherë Melania-n të buzëqeshë në këtë mënyrë dhe të duket kaq e relaksuar pranë të shoqit”?- lexohet kështu në një tweet./PamfletiMAGAZINE