Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë. Në një intervistë për Rai 1 Secolo TV Meloni e quajti këtë propozim si shumë të vështirë për t’u realizuar dhe vuri në dyshim efektivitetin e tij. Ajo shtoi se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë.
“Italia ka shprehur dyshime për propozimin e Francës dhe Britanisë për të dërguar ushtarë evropianë. Për mendimin tim kjo është një gjë shumë e vështirë për t’u arritur, nuk jam i sigurt për efektivitetin e saj, prandaj ne thamë që nuk do të dërgojmë ushtarë italianë në Ukrainë”, thotë Meloni.
Ky refuzim vjen pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjatë një vizite në Washington më 24 shkurt, zbuloi se Franca dhe Britania po zhvillonin një plan për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave evropiane. Macron sqaroi se këto trupa nuk do të ishin domosdoshmërisht në vijën e frontit, por do të shërbenin si “garanci”.
Pavarësisht këtyre propozimeve, Meloni ka shprehur gatishmërinë e Italisë për të luajtur një rol ndërmjetësues në përpjekjet për të zgjidhur tensionet midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ajo ka ofruar veten si një “urë” për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy liderëve.