• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mero Baze: Kryemadhi ka të drejtë të ankohet për publikimin e financimeve ruse ndaj saj! Shkruar nga Mero Baze

March 18, 2023
in Blog

Problemi jonë dhe i drejtësisë sonë është që Kryemadhi po pranon që ka një llogari të padeklaruar në një bankë të Zvicrës, dhe ka transferuar para me përshkrimin si “bashkaksionere” apo ndarje dividenti, që tregon se ajo ka shumë më tepër kapital se sa transfertat bankare.

Monika Kryemadhi ka dy pretendime lidhur me skandalin e financimit rus të saj. E para, se shumat janë të vogla dhe e dyta, se janë bërë publike të dhëna personale.

Të dyja janë të vërteta. Shumat që ka shkëmbyer Kryemadhi me kompanitë guaska ruse janë relativisht të vogla. Po ashtu është e vërtetë që asaj i kanë dalë në shesh të dhëna personale sensitive, siç është një dokument që tregon një transfertë bankare.

Në kushte normale shtypi nuk arrin dot kurrë të sigurojë një dokument të tillë.

Një dokument i tillë nga bankat jepet, ose kur e kërkon drejtësia e një vendi (vendi jonë nuk e ka kërkuar), ose shërbime sekrete me fuqi ndërkombëtare. Me shumë gjasa ka ndodhur kjo e dyta.

Pra Kryemadhi ka të drejtë të ankohet pse e akuzojnë për kaq pak para dhe pse ja kanë bërë publike llogaritë. Madje për këtë mund të përfshihet në betejë ligjore me “EU Reporter” që ja ka publikuar i pari.

Ky është problemi i saj.

Problemi jonë dhe i drejtësisë sonë është që Kryemadhi po pranon që ka një llogari të padeklaruar në një bankë të Zvicrës, dhe ka transferuar para me përshkrimin si “bashkaksionere” apo ndarje dividenti, që tregon se ajo ka shumë më tepër kapital se sa transfertat bankare.

Tani se sa para kanë paguar këta oligarkët rusë për gruan e ish- presidentit, që në atë kohë ka qenë president, duhen hetime që të gjenden.

Këto hetime mund të nisin direkt nga shteti shqiptar dhe këtu merr fund dhe shqetësimi i Kryemadhit për nxjerrjen e të dhënave personale, për të cilat është shqetësuar nga publikimi i dy transfertave bankare me oligarkët rus.

Sa për faktin që shumat që ajo ka shkëmbyer me ta janë të vogla, kjo është relative. Ne nuk kemi gjithë transfertat bankare të Kryemadhit me rusët. Kemi vetëm dy. Nëse ajo do të tregohet transparente, le t’i publikojë të gjitha “statament”-et e bankës në Zvicër.

Nëse jo, le të na e heqë SPAK këtë kuriozitet. Tani për tani jemi në kushtet që Kryemadhi e pranon skandalin, por është e pakënaqur pse janë shumat e vogla dhe pse i kanë botuar të dhënat personale.

Për këto mund të ankohet tek Komisioneri për të dhënat personale. E kemi një të tillë.

Për të tjerat të shkojë në SPAK.

Next Post

Jeta me sytë e Marcellos, artistit të rrugës që ka shëtitur botën: Marr energji nga njerëzit por…

Luizit i dërgojnë dron me fituesin kanadez që e ka përmendur Luizi, ky është reagimi epik i tij (Video)

VIDEO/ Myrto Uzuni e bën rrugë, sulmuesi shqiptar realizon golin e 20-të në Spanjë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved