Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, ka hequr një paralele mes rastit të Sarkozy që po hetohet në Francë për financime të paligjshme dhe Sali Berishës, që paguan 6 mln dollarë në SHBA për të hequr non grata-n.
“Aktualisht, presidenti Sarkozy po përballet me një proces gjyqësor për dyshime mbi financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.
Shuma e dyshimtë është 5 milionë euro. Prokuroria ka kërkuar një dënim prej shtatë vjetësh burg dhe një gjobë prej 300,000 eurosh.
Sali Berisha paguan në emër të PD, 6 milionë euro, për të pastruar biografinë e vet dhe pastaj del e u qan hallin pensionistëve.
SPAK ndërkohë po përgjon mos kap ndonjë premtim të paligjshëm në fushatë”, shkruan ai.