Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” në mungesë për ish-kryebashkikakun e Vorës, Agim Kajmakun, i cili ende nuk është bërë “i gjallë”.
Ndërkohë sot ka reaguar djali i tij i cili është gjetur në një prej banesave në zonën e Fushë-Prezës.
I pyetu nga policia, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion lidhur me vendin ku ndodhet i ati, madje as për nënën e tij, e cila me siguri po shoqëron bashkëshortin.
Sipas kërkimeve në sistemin TIMS, rezulton se ish-kryebashkiaku i Vorës nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit shqiptar. Sipas prokurorisë, Kajmaku rezulton në kërkim për tre vepra penale.