Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes ditën e sotme me pamjet nga transformimi i tokave nga të papunuara në plantacione të mbjella.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë nga fshati mes të shkuarës e të ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e shpërndarë.
Nën moton: “Kjo është vetëm kthesa e një rruge të re nën drejtimin e duhur”, Rama tregon investimin që është bërë vitet e fundit në sektorin e bujqësisë.