Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Kosovë disa ditë më parë ku 29-vjeçari vrau në mënyrë mizore bashkëjetuesin e tij 18-vjeçe.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar nutriticionistja dhe dietologia Diola Dosti-Baftiu. Kjo e fundit ka shpërthyer në lot kur po fliste për vrasjen e të resë.
Teksa ishte në një transmetim ‘live’ në Facebook duke folur për rastin e Marigona Osmanit, ajo bëri thirrje që çdo kush të edukojë vajzat.
Mes lotësh ajo ka kërkuar që çdo prind të edukojë vajzën dhe ti blejë libra, duke hequr dorë nga dasmat mijëra euro. Diola tha se në vendin tonë, nëse një vajzë heq dorë nga diçka ose merr një vendim që bie në kundërshtim me atë që të tjerët mendojnë, quhet kurvë. Ajo e cilësoi dhe veten si një të tillë për këtë rast, duke thënë se është krenare.
“Ajo vajzë kishte shumë për të thënë. Mos hiqni dorë së edukuari vajzat tuaja. Rrini pa bukë dhe blini libra. Mos i paguani dasma kot më kot nga 20 mijë euro, por blini libra. Blini tru. Hiqni dorë nga budalliqet. Blini vajzave tru. Ky është mesazhi im. Nëna nëse më dëgjoni. Nuk guxoj të vendos veten time në vend të nënë së Marigonës. Nuk mundem, sepse nuk e di si është ajo nënë. Jam tmerrsisht e prekur.
Ja Djola që në mëngjes. Ja ccfarë po bëj. Ja si ja kam bërë bibliotekën vajzave. Me aq sa kam mundësi, ama të gjitha qejfet e mia. Mos shikoni jetën e Facebook-ut ore, se aty jam e qeshur, e dashur. Po sepse jam produkt i një dashurie shumë të madhë. Ju nuk e dini çfarë kalon një femër për të arritur diku.
Nuk mi ka bërë njeri gati, i kam bërë vetë. Unë e di që shumë vajza që ankohen për burrin e tyre quhen k*rva. Më falni që e them, po quhemi k*rva sepse marrim vendime që heqim dorë nga gjëra që nuk duam të nënshtrohemi. Unë jam krenare që jam një k*rvë e madhe biles. Ky vend ka marrë totalisht për kot,” tha ajo mes lotesh.