“Romy Schneider do të kishte mbushur 80 vjec sot, e diel, 23 shtator. Për ata që ka dashur dhe e kanë dashur, le ta kujtojmë për një çast. Faleminderit! Alain Delon”.
Pak fjalë, një mesazh i shkurtër por i fortë, drejtuar gazetës franceze Le Figaro nga aktori simbol i kinemasë franceze, për të kujtuar një dashuri që nuk e harroi kurrë.
Ishte vetë Deloni, i cili shkoi në redaksinë e gazetës për të dorëzuar personalisht këtë mesazh. Ai ishte i prekur, por nuk donte të fliste për Schneider. Kujtimi i tij romantik më pas u shfaq në faqet e gazetës
Dhjetë vjet më parë, me rastin e ditëlindjes së shtatëdhjetë të Romy Schneider, ai e kishte kujtuar sërish gruan me të cilën ai jetoi dashurinë e jëtës së tij.
Romy Schneider vdiq në Paris më 29 maj 1982 në moshën 43 vjecare, si pasojë e një përzierje vdekjeprurëse të drogës dhe pilulave qetësuese.
Alain Deloni ka foulur disa herë për dashurinë më të madhe të jetës së tij, “Kujtimi im i parë, më i forti, më i bukuri, por edhe më i trishtuari”, u shpreh ai në një intervistë për Vanity Fair në vitin 2017.