Tani është përsëri, bashkë me “Jagot” e PD, në opozitën e bashkuar për pushtet, “supë më sup” me Lulin e Saliun, që në kongresin e PD, me denigrime, intriga, votë të vjedhur e prapaskena, rrëzuan Olldashin që të mos zgjidhej kryetar i PD
Aleanca e 5-të e Shpëtim Idrizit me Saliun e Lulin, u shoqërua edhe me një ngjarje tjetër, për udhëheqësen e partisë çame, Sekretaren e Përgjithme, Meslia Doda, ish-deputeten e PD e të PDIU në mandatin 2013-2017.
Kronikat e ditëve të nëntor-dhjetorit 2013, pas përcjelljes së ish-deputetit Olldashi, kanë të fiksuar, qëndrimin e ashpër, të koleges dhe mikes së tij, ish-deptetes Mesila Doda për këtë “aksdent” të dyshimtë edhe për vetë ekspertët rrugor.
Ajo bëri aludime të hapura në media e parlament, për vrasje të inskenuar, nga kupola e “monarkike” Berisha-Luli, prej panikut të marrjes së partisë, për afktin se Olldashi, kishte mbështetje dominuese, në selinë dhe anëtarësinë e PD, të cilën në zgjedhjet 2017, Saliu dhe Luli i larguan me listë.
Në ato ditë, totalisht e zhytur në hidhërim, Mesila u betua publikisht para të ndjerit Sokol Olldashi, se nuk do t’i falte kurrë, ata që sulmuan, pështynë, penguan ngjitjen e tij në krye të PD dhe që u gëzuan, për humbjen e tij.
Por tani, pas 5 vitesh pa Sokolin, “çamja” Mesila, hoqi “rrobet e zisë” dhe nën logon e PDIU, u bashkua me Saliun e Lulin e logos PD, duke firmosur në heshtje, aleancën me partinë, të cilën në shtator 2015 e braktisi publikisht, me akuza të rënda, si kupolë partiake mafioze, bandë klanore e familjare, mungesë morali dhe lirie vote, mungesë drejtësie, dinjiteti e prapaskena ndaj kolegëve.
Tani, Mesila është përsëri bashkë me “Jagot” e PD, në opozitën e bashkuar për pushtet, për të rrëzuar pushtetin e Ramës, “supë më sup” me Lulin e Saliun, që në kongresin e PD, me votë të vjedhur e prapaskena, rrëzuan Sokolin, të mos bëhej kryetar i PD dhe pas 5 muajsh nga “gradimi” i Lulit kryetar, ata e nisën me “shërbim urgjent” në Elbasan, në atë natë dimri e qameti të 23 nëntorit, ku humbi jetën në aksident, brenda një makine që nuk kishte gërvishtur as… pasqyrën.
Urime Mesila dhe nisja punës, për të risjellë Saliun, Lulin, Monën dhe Timin në pushtet, sepse siç thotë një fjalë e urtë popullore për raste të tilla, “Jeta vazhdon, i gjalli më të gjallët…”./Pamfleti