Presidenti Ilir Meta deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm, kishte bërë një “dopio lojë” me marrëveshjen për detin e Greqisë.
Në “Log”, Berisha u shpreh se marrëveshja e Shqipërisë për detin e Greqisë asokohe, ka qenë më e mira që mund të arrijë ndonjëherë vendi ynë në histori.
Berisha shtoi se ishte kryeministri Rama ai që i dha goditje dakordësisë që deri atëhere ishte arritur me palën greke.
“Meta shtron çështjen protokollare të autorizimit të plotfuqisë. Ligji i plotfuqisë autorizon kryeministrin. Në këtë rast mendoj se ka qenë i nxituar mendimi i plotfuqisë.
Mendoj se duhej t’i kalonte presidentit. Unë absolutisht e quaj këtë marrëveshje më të mirën që mund të arrijë Shqipëria në historinë e saj.
Ajo është marrëveshja më e mirë. Pse? Sepse ekzistonte mundësia tjetër që Greqia të kalonte në 12 milje dhe tani ka kaluar në 12 milje. Me marrëveshjen me 12 milje Shqipëria humbet.
Greqia pranoi të negociojë me 6 milje. Ai që i dha goditje ishte Edi Rama sepse ne pasi e anuloi Kushtetuesja ne ramë dakord me palën greke që ti drejtohemi gjykatës tjetër.
Gjykata është formale sepse thotë i kanë pranuar të dyja palët. Unë marrëveshjen e quaj, më e mira e mundshme. Gjiri i Sarandës nuk është një gji i thellë.
Unë nuk them se ishte përsosur por në krahasim me 12 milje ishte më e mirë. Në këto 12 milje ke humbur triliona euro gaz dhe naftë. Mori para me thes për palë të treta për të sabotuar marrëveshjen”, deklaroi Berisha.