• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Meta-Berisha i ndërsejnë Bilushin dhe Strazo Koburen në Kuvend, u përgjigjet kreu i SPAK: Jam Altin Dumani, nuk marr urdhëra nga askush

October 15, 2025
in Aktualitet, Debat

Ilir Meta dhe Sali Berisha, i pari në burg për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa i dyti para togave të zeza për korrupsion, i kanë ndërsyer kreut të SPAK-ut, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, dy oborrtarë të tyre.
Meta i lëshoi Dumanit deputetin e tij, Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës, ndërsa Berisha i suli Gent Strazimirin, i njohur si Strazo Koburja, për shkak se u tregonte qytetarëve te Liqeni një kobure në brez, të cilën duhet t’a dorëzonte në polici.

Që të dy shfrytëzuan seancën raportuese të kreut të SPAK në Komisionin e Ligjeve dhe përdorën mandatin e deputetit, duke bërë komente politike dhe pyetje, që reflektonin hallin që kanë me drejtësinë pronarët e tyre, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sado që kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u përpoq të mbante seancën brenda korrnizave etike, objektit dhe rendit të diskutimeve, Bilushi dhe Strazo Koburja nxorrën në komision ‘shkumën’ Metës dhe Berishës, simbole të korrupsionit në Shqipëri, të goditur nga SPAK-u.

Teksa Bilushi, pasi i kishin dhënë raki për t’a trimëruar Fahri Balliu dhe Petrit Vasili, e pyeti Dumanin se pse kishte rrëmbyer Ilir Metën, duke iu referuar arrestimit, ka ardhur edhe përgjigja e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Duke u dhënë një mesazh Berishës dhe Metës, kreu i SPAK u kujtoi aryre se ishe Altin Dumani dhe se nuk merrte urdhëra nga askush.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ja delegojmë policisë së shtetit.Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani.

Dumani te ‘Ligjet: Ekstradimi nga Dubai ka qenë pothuajse i pamundur, 2025-a shënoi përmirësim! Sollëm 8 persona në kërkim nga SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se vetëm gjatë këtij viti kanë ekstraduar 8 persona ng Emiratet e Bashkuara Arabe që ishin në kërkim nga SPAK. Ky vit, sipas Dumanit ka shënuar një përmirësim, pasi situata e ekstradimeve nga Dubai në vitin 2024 ka qenë problematike.

“Ekstradimi nga Emiratet Arabe, ka qenë problematike për vitin 2024, pasi ishte pothuajse e pamundur ekstradimi i këtyre shtetasve që ishin në kërkim për llogari SPAK. 2025 ka shënuar përmirësim, brenda këtij viti janë ekstraduar nga Dubai rreth 8 persona, as ne vete nuk e kishim imagjinuar që do kishim këtë situatë pozitive në raport me autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Dumani.

Dumani te ‘Ligjet’ në Kuvend: Janë 2 shtete që duan të ndajnë pasuritë që kemi konfiskuar, duhet ndërhyrje në legjislacion

Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë përgjigjes për deputetin e PS-së Olsi Komici, ka kërkuar ndërhyrjen në ligjin për konfiskimin e pasurive. Dumani tha se janë dy shtete europianë që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuar në vendin tonë, pasi shtetas shqiptar kanë kryer veprat penale në vendet e tyre.

“Tani është momenti që të kemi një sektor analize, sepse ato punë që janë bërë ndër vite, kanë nevojë të analizohen. Pasi një njësi analize e mirë, shërben jo vetëm për të hetuar. Po ta shohësh ndër vite SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara. Ne po kryejmë gjithmonë hetim pasuror kur kemi persona të identifikuar. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë. Ku për shtetas shqiptar që janë dënuar për një cështje që ka të bëjë me krimin e organizuar, ne me partnerët tanë, kemi regjistruar procedime pasurore në Shqipëri. Po flas për shtetas shqiptar që nuk kanë kryer vepra penale në Shqipëri, por kanë transferuar pasuritë në Shqipëri, ne kemi regjistruar procedimet pasurore, ne kemi sekuestruar dhe konfiskuar. Ka ardhur koha që ne të diskutojmë me homologët tani, ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve. Këtu ka nevojë të ndërhyhet në legjislacion për të përmirësuar këtë aspekt, pasi janë dy shtete që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuara”, tha Dumani.

Bylykbashi: Task-Forca për krimet zgjedhore doli fiasko! Altin Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës, madje ti falenderove prokurorin e posaçëm

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të kreut të SPAK, Altin Dumani, deputeti i PD Oerd Bylykbashi e pyeti në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore. Duke marrë shkasë edhe nga Task-Forca që u krijua për zgjedhjet e vitit 2025, Bylykbashi tha se kjo Taks-Forcë mesa duket rezultoi fiasko.

Por drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u përgjigj duke folur me shifra konkrete, sipas të cilit, janë regjistruar 44 procedime penale. Dumani iu drejtua edhe personalisht deputetit Bylykbashi, duke i treguar se gjatë zgjedhjeve kanë mbajtur edhe komunikime personale për krimet zgjedhore.

Për çdo ankesë të Bylykbashit, Dumani tregoi se ka dërguar hetues në Durrës në mes të natës.

“Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete.

Se tani ca gjëra duhen thënë. Ne kemi patur komunikim edhe bashkë (i drejtohet Oerd Bylykbashit). Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Ju madje edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Ne sapo organizojmë punën për të organizuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

Ja ku është dhe z.Gjoni, ka bërë denoncim, kemi çuar prokuror, janë bërë verifikime.

Rast në Shkodër, sërish të njëjtën gjë kemi bërë. Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar njësoj si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”, tha Altin Dumani.

Mandati 9-vjeçar? Dumani jep ‘dorëheqjen e parakoshme’: Unë nuk rikandidoj më, por çdo bëhet me 11 prokurorët e tjerë që ikin brenda 1 viti

Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në Komisionin e Ligjeve ku po prezantoi raportin e 2024-ës, Dumani ngriti shqetësimin e tij që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar. Kjo, pasi Dumani tha se vetëm brenda një viti (2028) u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm. Dumani tha se është e pamundur që t’i zëvendësosh, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë.

Dumani tha se kjo cenon hetimet, ndërsa theksoi se nuk e kemi luksin që prokurorë që janë të trajnuar për të hetuar krime të sofistikuara, ti kalojmë në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, penohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm. Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme, dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, tha Dumani.

Pse s’u arrestua ‘Visi i Pojës’? Dumani i përgjigjet akuzave të opozitës: Detyrë e Policisë, nuk mund ti kërkoni përgjegjësi SPAK-ut

Altin Dumani iu përgjigj akuzave të opozitës në Komisionin e Ligjeve për operacionin Ura, ku u shpall në kërkim Elvis Doçi, i njohur edhe si Visi i Pojës. Akuzave se ka mbajtur në sirtar urdhëarrestet, që shpesh herë janë artikuluar edhe nga Berisha, sipas të cilit Dumani nuk veproi me qëllim para zgjedhjeve të 11 majit, Dumani iu dha një përgjigje shtresuese. Deputetëve të opozitës ju sqaroi se vendimi për caktimin e masave është dhënë më 5 ose 6 maj dhe më pas është koordinuar takimi me homologët e Barit dhe u caktua data 21 maj për ekzekutimin e urdhërarresteve. Pyetjes së përse nuk u arrestuan, Dumani iu përgjigj duke thënë që kjo nuk është detyra e SPAK, por e Policisë së Shtetit.

“Operacionit URA e kam deklaruar publikisht se prokuroria ka depozituar kërkesën për caktim mase sigurimi në muajin mars të vitit 2025. Vendimi i caktimit të masës është dhënë nga data 5 ose 6 maj dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët anëtar të barit, është koordinuar takim në shqipërim në datën 7 maj, dhe ata kishin punë përgatitore për të bërë se shumica e autorëve u arrestuan në Itali dhe u fiksua data 21. Pse nuk u arrestuan, arrestimin e di shumë mirë, që nuk është detyra e SPAK. SPAK administron vendimin e gjykatës, nxjerr urdhrin dhe ngarkon policinë e shtetit. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve”, tha Dumani. Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, është akoma në kërkim në kuadër të operacionit ‘Ura’ që çoi në çmontimin e grupeve kriminale të trafikut të drogës, në bashkëpunim me autoritetet e Barit.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved