Avokat Spartak Ngjela është i ftuar në studion e emisionit “Open” për të folur rreth miratimit të rezolutës kundër dekretit të presidentit Meta. Ngjela sqaroi edhe mënyrën se si shkarkohet presidenti i Republikës, Edi Rama në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.
Sipas tij, procesi i shkarkimit të Presidentit është një procedurë e gjatë.
“Do të vendosen 35 firma që kërkojnë shkarkimin e Presidentit, më pas kjo kërkesë kalon në shqyrtimin e Komisionit të Ligjeve. Pas shqyrtimit nga Komisioni i Ligjeve krijohet Komisioni i Posaçëm hetimor i cili ka një kohëzgjatje prej tre muajsh të kritikohet. Pas vlerësimit të këtij komisioni shkon në Parlament.
Presidenti thirret dy herë në Parlament të japë sqarime dhe më pas merret vendimi i Parlamentit që shkon në Gjykatën Kushtetuese që e vlerëson. Është procedurë e gjatë pse si kujtoni ju se po shkarkohet një zyrtar i thjeshtë, bëhet fjalë për kreun e Shtetit”,-tha Ngjela.