Gjatë konferencës së jashtëzakonshme që kishte paralajmëruar ditën e sotme, Presidenti Meta u pyet nga gazetarët se çfarë kishte bërë ai personalisht për të ndihmuar në tejkalimin e krizës së krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Meta u mjaftua duke thënë se “janë bërë të gjitha veprimet e duhura”, pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë, ai ka shprehur edhe rezerva për stafin diplomatik në Greqi, i cili tha se ndryshimet janë bërë nga qeveria pa marrë një mendim nga presidenca. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Meta tha se kjo nuk e pengoi që të bashkëpunonte.
“Nga ana e presidentit janë bërë të gjitha veprimet e duhura, jo vetëm publikisht që kanë qenë shumë të rezervuara për të mos ndikuar në një debat të panevojshëm, duke qenë se ishte një çështje shumë e madhe humanitare. Ky nuk ishte rasti i parë, ishte dhe në Kapshticë, në të gjitha rastet presidenca ka bërë përpjekjet e tij më të mira, që të parandalojë çështje të tilla.
Edhe pse qeveria duhet të ishte konsultuar me presidentin, për ndryshimet e personelit diplomatik në Greqi, por i bëri fakt të kryer, edhe pse kam pasur rezerva për këtë sjellje, është treguar shumë bashkëpunues duke shmangur bllokimet dhe debatet publike. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë”, tha Meta.
Koment për Janullatosin dhe rolin e tij në zgjidhjen e krizës?
Meta: Cdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim sepse ne e dimë që qeveria greke e bën detyrën e vet në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne e dimë që është përgjegjësi e shtetit shqiptar, qeverisë, ku Kryeministri ka përggjësi të shumëfishtë, kur s’i përgjigjen ministrat duhet të marrë masa por ai është edhe ministër i Jashtëm.
Ne e dimë shumë mirë kur është frekuenca më e lartë e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë. Këto gjëra nuk u bënë dhe spostojmë debatin në gjëra që s’kanë kuptim. Do i çoj që nesër Qeverisë një kalendar, për të parandaluar situata të tilla, si Pashkët, Viti Ri, pra kohët kur vijnë dhe ikin emigrantët deklaron marraku që ka uzurpuar presidencën me pëlqimin e socialistëve.