Ilir Meta paralajmëron se beteja e 2 marsit për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar.
Ai tha se kjo është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend
2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate.
Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill.
Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përvec pandemisë që është imediate.
Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve”, tha Meta.