Presidenti i Republikës i trembur në ikje Ilir Meta, ka paralajmëruar se do të hapë të gjitha letrat dhe korrenspondencat që ai disponon me disa ambasadorë të huaj në Tiranë, në mënyrë që, sipas tij, qytetarët shqiptarë të kuptojnë kush gënjen në raport me reformën në drejtësi. Këto janë broçkullat e radhës të Ilir Metës, sepse ka vdekur koha e Napoleonit dhe e korrierve kur lufta dhe urdhrat bëheshin me letra. Përveç mesazheve të urimit për festën kombëtare, askush nuk ka marrë mundimin t’i shkruaj Ilir Metës në pozicionin honorifik që ka por që fatkeqësisht akoma nuk e kupton detyrën e tij shtetërore.
“I kam të gjitha letrat, sepse unë për çështjet e shtetit punoj me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë seriozitet. I kam të gjitha letrat, edhe përpara reformës, edhe me ambasadën amerikane, edhe me atë të Bashkimit Europian. Çdo gjë është e dokumentuar. Përgjegjësia ime gjithmonë ka qenë maksimale dhe për fat të keq, aktorët e tjerë kanë përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë situatë ku ne jemi sot. Me këtë situatë të reformës, që nga reformë e kemi kthyer në një “Ramaformë”, deklaroi Meta./Ekskluzive.al