Ilir Meta ka reaguar pas dekaratës së Ramës për lumin Vjosa. Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, kreu i shtetit theksoi se Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që sipas tij arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.
“Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”- shkruan Meta.