Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e falenderon Ramën dhe gjeti vendin për t’i bërë një ftesë.
Pyetje: Përse do i kërkoje ndihmë Ramës?
Ilir Meta: E falenderoj për solidaritetin. Po të kem probleme shëndetësore, shkoj tek doktori. Nevojë për piktura s’kam, ai e di që kam piktura shumë. Por ndonjë gjë të veçantë edhe e pranoja.
Parametrat e mi, janë të gjitha në përmirësim. Këtë Week-end, bëra 50 kilometra, në rërë të thatë. Jam gati për të ngjitur majën më të lartë, atë të Korabit, se do të festoj 1-vjetorin e ngjitjes së Jezercës.
Se s’dua të largohem nga Shqipëria, se kam dëshirë të jem këtu për të zgjidhur krizën. Po të dojë ai, le të vijë, se ai ka problem pak me majat e Tropojës, me të Dibrës s’besoj.