Ilir Meta përpos riorganizimit të partisë kërkon edhe ndryshime në seli.
Meta tha se do të rikthejnë historinë e do vendosin foto të mitingjeve e betejave të PL. Përpos disa figurave, Meta kërkoi që në seli të vendosen edhe fotot e Erisa Xhixhos në çdo kat.
Në këtë pikë ai nuk pranon mendim ndryshe, duke thënë se e do si një model për të gjithë të rinjtë.
“Përveç një organizimi të jashtëzakonshëm dhe të hekurt që tashmë ka filluar dhe do vazhdojë me votimin e sotëm, na duhet të rikthejmë edhe emocionin dhe historinë në selinë tonë qendrore.
Kemi pasur foto e atyre mitingjeve të bukura, atu ka vetëm mure të bardha si ato mapot e kohës së Enverit. Edhe me 20-vjetorin e rastit të Partisë së Lirisë. Aty nga kati i parë deri te kati i fundi i presidentit do jetë histori.
Historia do fillojë që në hyrje me fotografinë e të paharruarës e motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Afërdita Tutulani, një nga themelueset e kësaj force politike.
Me fotografinë e Zija Hysit një intelektual i shquar dhe paharruar, një nga nxitës kryesor të mi për të krijuar këtë forcë politike. Fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe, foto e tretë do jetë e Erisa Xhixhos.