Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) profesori Fatos Klosi foli mbrëmjen e djeshme lidhur me të ardhmen e dyshes Meta-Kryemadhi në fushën politike.
Ai tha se e gjitha kjo i dukej një lojë e luajtur nga Meta dhe Kryemadhi për të mos treguar ankthin që kanë vërtetë për të ardhmen. Klosi tha se të dy kanë eksperiencën politike të hiqen sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe janë shumë të qetë por kjo nuk ishte e vërtetë.
“Pse duhet të mendojmë që janë rregulluar raportet dhe të mos mendojmë që kjo e gjitha është një lojë e tyre. Po sillen sikur janë të qetë, sikur e kanë situatën në dorë e sikur s’kanë asnjë problem.
Politikanë janë, edhe Kryemadhi nuk është e pazonja në këtë pjesë. Edhe Meta ka eksperiencë goxha dhe ndaj bëjnë lojën e tyre. Me Partinë Socialiste nuk kam parë ndonjë afrim.
Meta s’ka më asgjë në dorë dhe këtë e di mirë ndaj bën sikur është i qetë. Atij i duhet që pas Presidencës të kthehet në LSI, siç e thonë përditë, dhe të fillojë punën atje. Nuk mund ta fillojë duke u përplasur me botën. Ngelet për t’u parë kur të mbahen zgjedhjet pas 3 vitesh sa nevojë do ketë Rama për LSI”, tha Klosi.