Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të premte u shpreh se do të marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit, në emër të popullit të 2 marsit.
Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin “Bravo-Brava” ndërsa i paralajmëroi që të kishin kujdes sepse do të ballafaqoheshin me të.
“Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje si qytetar sepse i takoj bashkisë së Tiranës.
Por siç do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhin për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve të përdorura ndaj pronarëve, sepse e keni dëgjuar togfjalëshin “të kontrollojmë edhe ishullin e fundit”.
Prandaj edhe shumë biznesmenë seriozë po largohen nga Shqipëria. Kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar Unë nuk kam qenë në asnjë garë, por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir. Po i paralajmëroj me qetësi se janë shqetësuar për poezitë e mia.
Unë do marr pjesë në garë, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet vendore, koalicioni “Bravo Brava” që ka 8 vite që qeverisë në Shqipëri dhe e di teatër politikën, do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit “Bravo Brava”.
Ua thashë dhe po ua përsëris, poezinë e shefit të koalicionit bravo-brava, ina-ina, do ta dëgjojnë brenda pak kohësh, të kenë kujdes, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, deklaroi Meta.