Presidenti Ilir Meta është betuar para shqiptarëve në Bulevard se do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.
Meta tha se mazhoranca është fajtore për largimin e opozitës nga Kuvendi ndërsa akuzoi qeverinë se me grushtin e shtetit po të ecën me të njëjtin ritëm të shpopullimit të vendit, por ai shtoi se nuk do ta lejojë këtë.
“Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë. Tani para se të firmos dekretin për ligjin e betimit tek Lana.
Kush është pro të ngrejë dorën? Rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës! Nuk kënaqem me kaq. Dua shpërndarjen e parlamentit”, tha Meta.
Sot ai firmosi dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues. ndërsa tha se qytetarët i kërkuan të firmosë edhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit. Ai tha se do ta bëjë këtë brenda në Parlament.