Pak pasi Presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve, në studion e Top Talk ishte i ftuar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ritheksoi se data e zgjedhjeve mbetet 30 qershori.
Sipas tij, dekreti për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor është nul, çka po sipas Ballës, e bën nul edhe dekretin e marrë sot që i bazohet dekretit për zhdekretimit të 30 qershorit.
“Nul mbi nul, mbetet nul. Edhe dekreti i radhës është nul. Zgjedhjet vendore janë më 30 qershor, çmenduria e radhës e Metës nuk ka fare lidhje me atë çfarë shqiptarët do të bëjnë. Meta po luan një lojë të turpshme karnavalesh. 30 qershori i vulosur edhe me vendim Gjykate. Kolegji Zgjedhor e cilësoi të pavlefshme dekretin e Metës”, tha Balla.