Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me trupën diplomatike të Bashkimit Europian në Tiranë.
Presidenti i ka paralajmëruar se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë duke i kujtuar se është komandant i forcave të armatosura dhe mund të bëjë ç’të dojë sa i përket kopetencave.
Lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh për ta shkarkuar, ai e cilëson grusht shteti duke thënë se do vazhdojë të bëjë thirrje që zgjedhjet mos zhvillohen.