Komisioni i ligjeve është mbledhur pak çaste më parë për të formalizuar procedurën për shkarkimin e Presidentit Meta.
Pasi Meta refuzoi ftesën e këtij komisioni për të qenë sot i pranishëm me argumentin se ka axhendë të paracaktuar, ka ardhur reagimi i fortë i Ulsi Manjës.
“Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij.
Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme.
Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit.
Duke qenë se presidenti nuk u paraqit, unë ju ftoj të kalojmë në fazën e bisedimeve.”, u shpreh Manja.