Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ka sqaruar vendimin për dekretimin e Marsida Xhaferllari, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Meta tha në një konferencë se mosndjekja e radhës në përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses nga KED është absurde, e turpshme dhe mafioze.
“Kushtetuta tregon qartë se si krijohet Gjykata Kushtetuese. E thotë qartë të Presidenti ka të drejtë të emërojë vakancën e parë, pastaj Parlamenti dhe përsëri Presidenti. Është detyra e KED-së të rregullojë listat e vakancave, kritereve dhe afateve dhe të mos kemi përplasje midis institucioneve dhe nuk është e kundërta që KED, i cili është institucion kolegjial, akoma më qartë që Kryetari i KED-së të bëja lojëra të karakterit administrativ duke vendosur kohën kur duhet të dërgojë listat për Presidentin dhe Parlamentin në një mënyrë pa e tepruar për të thënë mafioze që të vendosë kreun e Shtetit në këtë pozitë që o të shkeli Kushtetutën. E bllokuan krijimin e KED për dy vite në mënyrë që të gjenin një kryetar si ky që bën lojëra”, tha Presidenti Meta.