Pas letrës që PD i drejtoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas pretendimeve të këtij të fundit se kreut të opozitës i k.ërcënohet siguria, është vënë në lëvizje edhe institucioni i Presidencës.
Burime bëjnë me dije se Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka thirrur në takim drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës.
Po sipas të njëjtave burime, kreu i shtetit kërkon informacion nga krerët e dy institucioneve lidhur me informacionet për k.ërcënimin ndaj kreut të opozitës.
Në shkresën drejtuar Ministrit Sandër Lleshaj, që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.
Në letër Gazment Bardhi shkruan se z. Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.