Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë në para , duke shënuar blerjen më të madhe të kompanisë në atë kohë. Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i operimit celular Windows Phone.
NEW YORK – Microsoft po mbyll aplikacionin Skype,që dikur ishte mënyra dominuese për të qëndruar i lidhur me familjarwt qw i kishe larg në mesin e viteve 2000, raporton CNN.
Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga maji, konfirmoi kompania në X , duke u thënë përdoruesve se informacioni i tyre i hyrjes mund të përdoret në nivelin falas të Microsoft Teams në “ditët e ardhshme”.
Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë në para , duke shënuar blerjen më të madhe të kompanisë në atë kohë. Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i operimit celular Windows Phone.
Popullariteti i Skype është zbehur vitet e fundit, pavarësisht nga një shpërthim pandemik që ngriti produkte të tjera konkurruese, duke përfshirë Zoom, Google Meet dhe Cisco WebEx . Skype është përballur gjithashtu me konkurrencë të shtuar gjatë një dekade e gjysmë të fundit nga aplikacione si FaceTime të Apple dhe WhatsApp të Meta. Plus, Microsoft ka investuar shumë në Teams, i cili ofron shumë nga të njëjtat shërbime.
Skype u lançua në vitin 2003 në Estoni dhe u kap shpejt si një mënyrë për të bërë thirrje falas në mbarë botën, një përfitim i dukshëm duke marrë parasysh se telefonatat ndërkombëtare në telefonat tradicionalë dikur ishin të shtrenjta. Shërbimi u bë shpejt popullor, duke bërë që eBay ta blejë atë në 2005 për 2.6 miliardë dollarë. Megjithatë, partneriteti nuk funksionoi dhe eBay shiti 65% të aksioneve të tij në Skype një grupi investitorësh për 1.9 miliardë dollarë në 2009-ën përpara se Microsoft ta blinte atë në 2011.
skype