Ish-eurodeputetja Doris Pack, e njohur ndryshe si mikesha e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë hapur kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Teksa ishte e futura në një studio televizive, pensionistja Pack ka folur me gjuhën e Berishës, pasi sipas saj, vendi jonë nuk e metrin të hyjë në BE, për sa kohë që drejtësia është e kapur nga qeveria dhe ka korrupsion. Madje Doris Pack u shpreh e prerë se nuk mund të ketë anëtarësim të menjëhershëm të Shqipërisë apo edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, vetmja gjë që mund t’i vijë në ndihmë vendeve sipas eurodeputetes, është një proces më i shkurtër. “Nuk është e mundur të bësh një anëtarësim të menjëhershëm, është e pamundur të kesh 27 shtete anëtare që janë në favor. Mund ta shkurtojmë procesin, mund të bëjmë përgatitje për tregun e brendshëm sa më shpejt.
Por edhe aty duhet të ketë një sistem më të mirë, duke pasur sistem drejtësie dhe duke luftuar korrupsionin. Të paktën në një periudhë të shkurtër, mund të hyjmë në tregun e brendshëm”, deklaroi ajo. Kujtomë se pak ditë më parë ish-eurodeputetja Doris Pack reagoi pas mesazhit të ambasadores Yuri Kim, që ndërhyri në çështjet e fushatës elektorale në Shqipëri. Pack shkroi se asnjë ambasador nuk sillet si Yuri Kim.
“Zonja ambasadore Kim: nuk ka asnjë ambasador në ndonjë vend demokratik që sillet si ju. Ju po ndërhyni në mënyrë të vazhdueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Ju nuk i bëni asnjë nder vendit tuaj, SHBA-së. Më vjen turp nga ju”, shkroi Pack. Ndërkohë po një ditë para se të reagonte ish-eurodeputetja, ambasadorja Kim u drejtoi një pyetje kandidatëve për garën e 6 marsit.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do të jenë pronarët tuaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkroi Kim.