Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një tjetër rezultat të ngushtë 1-0 ku ai që vendosi fatin në favor të kuqezinjve ishte pikërisht Niclas Fullkrug që shënoi golin e tij të parë me skuadrën milaneze por që rezultoi i fitores për të.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 dhe ishte një fraksion loje me shumë pak emocione. Milani e kishte kontrollin e lojës por rrezikoi vetëm me Saelemaekers dhe Pulisic, ndërkohë që theksojmë se në minutën e 9 Leaos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje
Edhe në pjesën e dytë Milani ishte dominues në fushën e lojës teksa krijoi disa shanse shënimi dhe në minutën e 76 kuqezinjtë arritën më në fund të zhbllokojnë rezultatin pikërisht me Fullkrug, vetëm 4 minuta pas hyrjes në fushën e lojës me gjermanin që i harruar nga mbrojtja e Lecces në zonë dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë.
Pas këtij goli Milani pati mundësi të tjera shënimi por pa e gjetur dot edhe një gol tjetër edhe për meritë të Falcones dhe ndeshja u mbyll 1-0 me Milanin që vazhdon të ruajë diferencën prej 3 pikësh me rivalët zikaltër që janë në krye të renditjes.






