Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Festivalin e Paqes dhe të Familjes deklaroi se kombi shqiptar mbështetet tek familja e fortë dhe te vlerat e e pamohueshme atdhetare. Kryemadhi theksoi se qeverisja e sotme, fatkeqësisht, me politikat e saj, ka bërë që familjet shqiptare të jetojnë në një varfëri thuajse ekstreme.
Ajo shtoi se rinia po ikën dhe është për të ardhur keq që shtylla kryesore e kombit largohet nga vendi. Duket se Kryemadhi shqetësohet shumë për familjet shqiptare. Kryemadhi nuk lë rast pa u çirrur për varfërinë e shqiptarëve, ndërkohë që vetë është e zhytur në luks.
Por nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të Kryemadhit, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta shpenzojnë shuma marramendëse për të shkolluar fëmijët në Londër. Këtë fakt ia kujtojnë edhe qytetarët në rrjetin e saj social në Facebook.