Prej javësh, Partia Demokratike dhe LSI kanë njoftuar se në 27 janar do organizojnë një protestë para Kryeministrisë. Qëllimi final i Monikës dhe Bashës. Militantët në kësi rastesh i bashkohen thirrjes së liderëve të tyre politikë. Kështu pritet të ndodhë edhe me simpatizantët e PD-së dhe ato të LSI.
Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një foto ku ironizohet pikërisht me mbështetësit e këtyre dy subjekteve politike. Siç shihet edhe nga fotoja, militanti i PD-së po qeth atë të LSI.
Basha dhe Monika u kanë premtuar mbështetësve të tyre se do rrëzojnë Edi Ramën. A do realizohet ky pretendim i krerëve apo edhe kësaj radhe militantët, sidomos ato të PD-së, do dalin si “mish për top” para Kryeministrisë./Lexo.al