Juristi Romeo Kara ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas letrës që ministri Bledi Çuçi i ka dërguar kreut të SPAK, Arben Kraja në lidhje me një deklaratë të fortë që bëri kryedemokrati Lulzim Basha në seancën e fundit të Kuvendit.
Sipas kreut të PD-së, një bos kokaine ka rezervuar katin tek ndërtesa më e lartë që po ndërtohet në Tiranë: “Është ngritur kulla 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës. Siç e di ti fare mirë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri….”
Nisur nga këto zhvillime, juristi Romeo Kara shkruan se nuk duhet kërkuar a ka ndonjë boss kokaine që ka pronotuar një kat në ndodhë kullë, por a ka kullë që nuk ka lidhje me bosat e kokainës.
“Nuk duhet kerkuar a ka ndonje bos kokaine qe ka pronetuar nje kat ne ndonje kulle, por a ka kulle qe nuk ka lidhje me bosat e kokaines.”, shkruan Romeo Kara.