Sipas policisë, autori i vrasjes Mario Preleshaj, është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçja.
Më tej, vijon policia, Prelleshaj ka reaguar duke qëlluar me thikë.
“Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara, nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit”, thotë policia.
Po të njejtën tezë paturpësish hedh dhe kryepolici i shtetit Hoxha, i cili, është shumë i indinjuar, se po sulmohet policia e shtetit.
Madje e ilustron me rastin e vrasjes në Pogradec, ku e vërteta nuk është ajo që thotë dhe harron rastin e Klodian Rashës, që u gjet pistoleta imagjinare në gropën me ujë.
Këto deklarata perverse dhe sulmet ndaj mediave, që as nuk e rruajnë për këta leshko, që nuk mbrojnë dot as punonjësit e tyre, kur i rreh Mul Noka dhe i poshtron gjithfarë bardhi, nallbati baçi, boçi e toçi nuk intimidojnë askënd.
Por, ministri Hoxha që po na duket si Tan Hoxha duhet të përgjigjet qytetarëve dhe gazetarve, me fakte dhe prova dhe jo me lloqe pazari.
A mund të na thoni ai she policët e tij, se a është gjetur arma e krimit dhe thika që është gjetur te ish ATSH është e njëjtë me atë që ka shkaktuar plagët e Martinit dhe Luisit?
Nëse nuk është gjetur arma e krimit me çfarë argumenti ju guxoni të bëni ekspertin?
A janë marrë pamjet e kamerave nga vendi ku është gjetur thika për të verifikuar se kush ishin personat që kanë marrë autorin me makinë.dhe e kanë dërguar në një spital privat?
Si ëhtë e mundur që pretendoni për paqartësi të pamjeve të kamerave dhe nuk besoni thëniet e dëshmitarëve?
Kush e plagosi autorin në dorë me thikë dhe kush i siguroi mbrojtje pas kryerjes së krimit?
Përse nuk bëni konferencë me gazetarët dhe të publikoni pamjet filmike dhe vizuale të kamerave të ndryshme të zonës për të mbrojtur versionin tuaj, tejet të dyshimtë?
Përse sillen si portal ordiner, duke hedhur akuza dhe duke mos paraqitur as një provë publikisht?
Kujt i’a servirni teorin e sekretit hetimor, për një vrasje në mes të rrugës për motive të dobeta të dy fëmijeve, kur autorët janë gjallë dhe ngjarja është parë nga shumë njerëz, kur sekreti hetimor asqë ekziston?
Si guxoni të hidhni versonin e vetëmbrojtjes, kur ju nuk jeni as Prokuroria e as gjykatë dhe këtë deklarim ju bashkë me policët tuaj e bënë dhjetë ditë pas ngjarjes, duke e shfaqësuar autorin dhe duke e vrarë për herë të dytë Martinin, kur dëshmitë e qytetarëve dhe të të dëmtuarve janë krejt ndryshe.
Bëni mrë të nxirrni pamjet filmike të kësaj ngjarje shumë sensitive për shqiptarët, sepse nuk do e kaloni lehtë as ju dhe as ata që mbroni… nëse mbroni dikë.
Me mediat dhe publikun flitet me fakte dhe prova, jo me recitime policeske dhe kërcënim qesharak.
Nëse deklarata juaj del e pavërtet, dijeni mirë, se ju dhe gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë tymnaj kriminale, kësaj radhe do përgjigjen rëndë, sepse ju e keni vrarë Martinin për herë të dytë. /Ekskluzive.al