Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së Antikorrupsionit në këtë parti, Genta Vangjeli, ka denoncuar ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha duke deklaruar se rezulton pronar i lavazhit që fitoi tenderin për larjen e makinës së Belinda Ballukut.
Përmes një konference nga selia blu, Vagjeli tha se nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ sh.p.k me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve pranë Hotel ‘Rogner’.
“Administrator i të njëjtit subjekt është vëllai i tij Darling Hoxha, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale OSSH Tiranë”, tha ajo.
Kontrata për larjen e automjetit të Ballukut nxiti debat disa ditë më parë teksa parashikohej të shpenzoheshin 10 mijë euro në muaj vetëm për lavazhin e makinës.