Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i ka kërkuar SPAK që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e vrasjeve në Bulevard në 11 Janar të 2021-t si dhe për shpërthimin në Gërdec në 15 Mars të vitit 2008-të.
Deklarata e ministrit Manja erdhi gjatë konferencës “Drejtësia në kohë sfidash” që po zhvillohet në Tiranë.
Në fjalën e tij Manja deklaroi se drejtësia duhet të hetojë gjithashtu edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishën, për pasurinë e tij.
Ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.
“Drejtësia e re të hetojë Berishën, për vrasjet në bulevard për Gërdecin, për kompleksin “Partizani”. Të hetojë pasurinë e djalit të tij. Kërkoj Drejtësi të barabartë për të gjithë, flas në emër të PS, që ka hapur derën për të kapur të madh e të vogël”, deklaroi Manja.