• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ministri i Drejtësisë: Si do e “prekim” reformën në drejtësi

February 11, 2026
in Aktualitet, Debat

Në kulmin e polemikave të kryeministrit Edi Rama me sistemin gjyqësor, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, shpjegon se çfarë ndërmend të bëjë mazhoranca socialiste, kur thotë se do të ndërhyjë te ligjet e Reformës. Në një intervistë për A2, Lamallari tha se vullneti qeveritar për të dhënë më shumë drejtësi për qytetarët është edhe detyrim për të adresuar çështjet që mund të përmirësohen.

“Të mos lëmë pa adresuar me objektivitet çështje si zvarritja e çështjeve gjyqësore, procedimet penale, garancitë ligjore që duhet të ekzistojnë për qytetarët shqiptarë, mekanizmi disiplinor i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët zvarrisin pafundësisht publikimin e vendimeve të dhëna. Çështje të tjera të ndjeshme si vakancat”.

Për Lamallarin, nevoja për përmirësimin e reformës lidhet drejtpërdrejt edhe me synimin e mbylljes së negociatave me BE-në.

“Nuk ka kuptim që ne të mos adresojmë çështje që vijnë nga ankesat e qytetarëve, në lidhje me drejtësinë që ata marrin”.

Referuar zhvillimeve në Gjykatën Kushtetuese mbi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ministri i Drejtësisë konfirmoi nevojën e një ndryshimi ligjor, por nuk dha një përgjigje nëse ndryshimet e njoftuara nga kryeministri Rama do të prekin vetëm Kodin e Procedurës Penale apo edhe Kushtetutën, shkruan A2 CNN.

“I takon grupit parlamentar socialist të gjejë zgjidhjet e duhura ligjore, cilado qofshin ato, të përshtatshme për të ndarë njëherë e mirë këtë moment. Në këtë moment nuk mund ta them cilat do të ishin ndërhyrjet e nevojshme. Sigurisht, Ministria e Drejtësisë, si për çdo akt që miratohet, i qëndron rolit të vet kushtetues”.

Pas alokimit të një fondi prej 1.4 miliardë lekësh për kompensimin financiar për 13 mijë familje ish-pronarësh, fundvitin e shkuar, Lamallari bëri një apel për ish-pronarët që kanë dokumente jo të plota në aplikimet e tyre.

“Të paraqiten pranë ATP-së. Do të ketë një ditë të dedikuar, ku të gjithë specialistët, juristët, do të vihen në dispozicion për të ndihmuar qytetarët, për t’u siguruar që dosja është e plotësuar. Nëse duhet një dokument tjetër, të asistohen, në mënyrë që të kemi një numër më të lartë se ai i vitit të shkuar”.

Next Post

“Është koha të heqim çdo kërcënim”! Takimi Erdogan-Mitsotakis në Ankara: Çështjet mes nesh janë komplekse, por…

Njeriu që do të vrarët e tij

"Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’, si i nguli 19 kulla në 113 m2 tokë, ftesa për t’ia provuar korrupsionin në gjyq dhe ankthi i rikthimit në burg"

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved