Ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë është ankuar se prezervativët prodhuar në Kinë, janë shumë të vogël për qytetarët e këtij vendi.
David Parirenyatwa, në konferencën e HIV-it në Harare, foli edhe për prezervativët e prodhuar nga Kina.
“Rajoni i Afrikës së Jugut ka nivelin më të lartë të infektuar me HIV dhe ne jemi shumë të përkushtuar për të promovuar mbrojtjen.
Të rinjtë tashmë e dinë se cilat prezervativë u pëlqejnë, por nuk i prodhojmë ato.
Ne importojmë nga Kina dhe shumë meshkuj ankohen se janë shumë të vogla”, tha ai në konferencë.
Ai u zotua se do të vazhdojë të përqendrohet në treg, që të sjellin prezervativë të përshtatshëm me madhësinë e organeve seksuale të meshkujve të këtij vendi.