Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është bërë i famshëm për politikat e atij kundër emigrantëve që vijnë nga Lindja dhe bllokimin e porteve të vendit. Ditën e djeshme ai premtoi edhe ashpërsimin e luftës ndaj mafias në vend duke thënë: “Paqja mbaroi”.
E sot Salvini ka hedhur një tjetër hap surprizues. Ai është fotografuar duke u larë në pishinën e fermës Suvignano në Monteroni d’Arbia (Siena). Kjo fermë i është konfiskuar mafias nga policia në vitin 2007.
“Shije e dyfishtë”, komentoi Salvini zhytjen në këtë pishinë.