Ministria e Drejtësisë po kërkon nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të pranojnë ekstradimin në Shqipëri të shtetasve tanë që kanë rekorde kriminale.
Kërkesa vjen përmes tre paktesh që MD, siç raporton noa.al ka bërë gati për qeverinë e këtij vendi, për shkak se në Dubai strehohen disa VIP-a të krimit.
Noa.al mëson se MD ka dorëzuar në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, tri draftmarrëveshje që lidhen me ekstradimet për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Qëllimi i këtyre marrëveshjeve që tentohet të dakordësohen është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet”, th një burim zyrtar i MD.
Kërkesa vjen pasi Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet.
Noa.al mëson se Emiratet janë selektivë dhe të rezervuar në firmosje marrëveshjesh ekstradimi ndaj nuk dihet si do të shkojë fati i tre drafteve shqiptare.