Regjimenti i 302-të i raketave anti-ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i pajisur me sistemet e mbrojtjes ajrore Buk M-1, hodhi vullnetarisht armët dhe u dorëzua, deklaroi të dielën në mëngjes, Ministria ruse e Mbrojtjes e cila foli për qindra robër lufte.
“471 ushtarakë ukrainas janë arrestuar. Të gjithë ushtarakët ukrainas po trajtohen me respekt dhe ndihmë,” tha ai, duke shtuar se pasi të përfundojë plotësimi i dokumentacionit përkatës, ata do t’u dërgohen familjeve të tyre.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten në mëngjes se në përgjigje të apelit të liderëve të republikave të Donbasit, ai vendosi të kryejë një operacion special ushtarak. Udhëheqësi rus theksoi se planet e Moskës nuk përfshijnë pushtimin e territoreve të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse raportoi se ushtria ruse nuk godet qytetet e Ukrainës dhe se infrastruktura ushtarake po godet me mjete me precizion të lartë.
Por ndërsa rusët vazhdojnë të premtojnë se “asgjë nuk kërcënon popullsinë civile”, në Ukrainë ka pllakosur terrori, ankthi dhe pasiguria.