Kabineti gjerman ka miratuar një ligj sipas të cilit ndiqen penalisht të gjithë personat e paautorizuar që shkrepin foto të personave të vrarë në një aksident.
Projekt-ligji u prezantua ditën e sotme (13 nëntor) dhe pritet vetëm miratimi nga parlamenti.
Gjithashtu ligji parashikon dhe dënimin e personave të cilët shpërndajnë foto të viktimave deri në 2 vite burg.
Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht deklaroi se shpërndarja e këtyre fotove lëndon familjarët e viktimave, ndaj duhet ndëshkuar.