Një grup infermierësh kanë zhvilluar interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Ministrja Nikolla dha lajmin e rëndësishëm se diplomat e infermierisë me 3,5 vite, do të njihen si master shkencor.
Infermierët kishin bërë kërkesë në platformën e bashkëqeverisjes ku kanë kërkuar rivlerësimin e diplomave në degën Infermieri e Përgjithshme nga vitet akademike 2000-2008, pasi kanë kryer 3, vite studime dhe kërkojnë që brenda këtyre viteve të njihet edhe masteri.
“Ajo që doja të thoja është se cikli juaj i studimeve ka zgajtur 3,5 vite dhe në vitin 2015 për shkak të ligjit të ri kemi një moment të ri që i vlerëson me statusin Bachelor, pra 3 vite.
Unë doja të thoja se shumë prej jush kanë marrë përgjigje. Programet tuaja përputhen me atë që sot është me nivelin master dhe diploma juaj duhet të njihet si master shkencor.
Të gjitha diplomat me 3.5 vite do të njihen si master shkencor. Faleminderit që ngritën shqetësimin dhe besimin që keni tek platforma e bashkëqeverisjes”- tha Nikolla.