Minohet procesi i vendimmarrjes në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ky organ do të mbahet mend vetëm për qokat që u ka bërë gjyqtarëve dhe sa i takon kaosit të shkaktuar në sistemin e drejtësisë. Kohët e fundit KLD ka refuzuar të shkarkojë plot 16 gjyqtarë. Por pikëpyetjet mbi këtë vendim sa vijnë e shtohen. Nga një vështrim që gazeta ka bërë në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Drejtësisë, rezulton se një prej anëtarëve ka ngecur në veting.
Bëhet fjalë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Broci, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk justifikonte pasurinë. Ndërkohë që tre të tjerëve u ka mbaruar mandati. Sipas ligjit të KLD anëtarët kanë mandat 5 vjeçar por 3 prej tyre janë emëruar gjatë viteve 2012-2013, që do të thotë se e kanë ezauruar mandatin 5-vjeçar.
Po kush janë këta tre gjyqtarë të cilët u ka mbaruar mandati? Sipas asaj që bëhet e ditur në faqen zyrtare të KLD-së të parit që i ka mbaruar mandati është Xhezair Zaganjori. Gjyqtari Zaganjori është zgjedhur anëtar i Këshilli të Lartë të Drejtësisë në 24.04.2013, ç’ka për rrjedhojë i ka mbaruar mandati. Ndërsa anëtarit tjetër të KLD-së që i ka mbaruar mandati është Astrit Haxhialushi. Gjyqtari Haxhialushi është zgjedhur anëtar i Këshilli të Lartë të Drejtësisë në 14.12.2012 dhe rrjedhimisht sipas ligjit i ka mbaruar mandati. Ndërkohë që anëtari i tretët i KLD-së që i ka mbarur mandati është Gjin Gjoni. Gjyqtari Gjoni është zgjedhur anëtar i Këshilli të Lartë të Drejtësisë në 04.06.2013 ç’ka për rrjedhojë edhe këtij i ka mbaruar mandati.
Pra duket se procesi po kompromentohet pasi, pasi jovetëm tre anëtarëve iu ka mbaruar mandati dhe njëri prej tyre është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por me ligjet e reja Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk i lejohet të marrë vendime. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.