Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte mbërritën në Uashington të hënën ku do të jenë të ftuarit e presidentit amerikan Donald Trump dhe zonjës së parë Melania Trump, në darkën e parë shtetërore të administratës Trump.
Çifti presidencial francez mbërriti në Joint Base Andrews, ku u luajtën dy himnet kombëtare franceze dhe amerikane.
‘Ky është një nder i madh dhe një vizitë shumë e rëndësishme shtetërore duke parë momentin aktual” tha Macron shkurtimisht për gazetarët pasi zbriti nga avioni.
Çifti u shoqërua më pas me një delegacion për në Uashington DC, dhe u pa duke ecur në këmbë në qendër, disa lagje larg Shtëpisë së Bardhë.
‘Përpara takimit tonë të parë të punës,, le të bëjëmë një shëtitje nëpër rrugët e Uashingtonit”, – shkruajti presidenti francez në Twitter.
Çifti Macron pritet në orën 5 me orën lokale më Shtëpinë e Bardhë, nga ku ata do bëjnë një udhëtim të shkurtër me helikopterin Marine One për në rezidencën George Washington’s Mount Vernon.
Nesër, do të zhvillohet një ceremoni e madhe në South Lawn të Shtëpisë së Bardhë, ku presidenti Macron dhe presidenti Trump do të zhvillojnë bisedime formale.
Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte mbërrijnë në Uashington
Dy udhëheqësit kanë krijuar një miqësi të pazakontë, pasi Trumpi i ka vlerësuar shumë risitë politike të sjella nga presidenti francez.
Kjo miqësi bën që Macron të jetë i preferuari i Trump në BE, edhe si pasojë e skepticizmit të Angela Merkelit ndaj presidentit amerikan.
Macron ju përgjigj kësaj miqësie pak kohë më parë, kur dërgoi avionët e tij luftarakë për të bombarduar fabrikat e armëve kimike të Assadit në siri, bashmë me amerikanët dhe britanikët.
s.k.