Akademiku Artan Fuga, në një status në Facebook, ka komentuar çështjen e aksidenteve me trena që ndodhin përditë në Shqipëri.
Fuga thotë se në Shqipëri nuk ka trena, por çdo ditë regjistrohen aksidente.
Statusi i plotë:
Cfare na ka gjetur?
Ne kemi hekurudhe, por nuk kemi trena.
Nuk kemi trena, por kemi drejtori hekurudhash.
Trenat po kalben duke ndejt ne vend, trenat nuk ecin, por kemi lokomotive me avull prej gjasme ne Tirane.
Cfare talljeje e pashoqe!
Mire mo mire, te gjitha gelltiten, por si eshte e mundur qe trena nuk ka dhe perdite njoftohen te aksidentuar nga treni!!!
Në vendin tonë ditët e fundit po raportohen aksidente me trena, në Durrës dhe Tiranë. Ditën e sotme, pati sërish një aksident me tren në zonën e plazhit Iliria në Durrës.