Jemi ne muajin e dyte te çeljes se sezonit turistik ne Velipoje, por ende bashkia Shkoder nuk i ka bere detyrat qe i takojne. Pushuesit qe kane zgjedhur Velipojen edhe per kete vit do te duhet te bashkejetojne me mbeturinat qe kane pushtuar siperfaqe te tera.
Shkodranews ka bere nje vezhgim ne pjesen “periferike” vetem pak metra larg qendres, aty ku syte e nje vizitori shohin cdo gje, perveç sherbimit publik te bashkise. Mbeturinat jane prezente kudo ne rere ne zonen e Vilunit, duke krijuar nje imazh te shemtuar dhe duke u bere burim per ndonje epidemi ndaj pushuesve.
Te lena ne mes te reres ato qendrojne aty si nje deshmi konkrete e mosekzistences se pushtetit vendor qe minimalisht do te duhej te kishte kontraktuar nje kompani per pastrimin dhe mirembajtjen e kesaj siperfaqeje renore.
Ditet ne vazhdim do te shtojne edhe me shume numrin e turisteve dhe me perjashtim te pjeseve qe administrohen nga privati, ne pjesen publike nuk duhet te presin shumeçka pervec ujit dhe reres, ku kete te fundit do te duhet ta pastrojne vete. Taksat i mbledh bashkia, shpejton tu kerkoje parate bizneseve per hapesirat publike qe ka leshuar pa kriter, por vetes nuk i njeh asnje detyrim!/ShkodraNews