Plehrat vijojnë të pushtojnë Golemin në mes të sezonit veror. Kjo situatë problematike vijon prej me shumë se një muaji dhe nuk ka marrë ende zgjidhje.
Plehrat kanë pushtuar rrugët duke krijuar edhe shqetësim për turistët. E njëjta situatë haset dhe në Durrës ku kompania e pastrimit vjen shumë rrallë për të pastruar plehrat.
Kjo situatë u krijua pas kthimit të Porto Pomanos në qendër të rivitalizuar, dhe mos pagesa nga bashkia e Durrësit ndaj koncesionarit të Sharrës.
Bashkia shpalli pamundësinë financiare duke kërkuar mbështetje nga qeveria.